Uncategorized

Sabiha Kasimati

Facebooktwitter




Zëri që u shua në mesnatë















Kur më 1927, në moshën 15-vjecare, Sabiha Kasimati vinte për herë të parë në atdhe, nuk e dinte se ky udhëtim do ta shenjonte përgjithnjë jetën dhe fundin tragjik të saj...


Më 1936 Sabihanë e gjejmë në Torino të Italisë, ku ka nisur studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Biologjisë, me bursë nga shteti shqiptar. Punën e saj të parë shkencore ia kushton vendit të origjinës, nën titullin “Fauna Iktiologjike e e ujërave të ëmbla të Shqipërisë”.


Shkollimi në Perëndim, origjina familjare, formimi liberal, natyra e guximshme dhe e çlirët për të thënë hapur mendimin e saj kritik qoftë ky në kundërshtim me propagandën e shtuar të regjimit, rrethi i njerëzve me të cilët shoqërohej disa prej të cilëve me të afërm në burgje, besohet se ishin arsyet që e vendosën Sabiha Kasimatin në vëzhgimin e Sigurimit të Shtetit.


Por vrojtimit disavjeçar i vjen fundi. Më 20 shkurt 1951, pas vënies së bombës në Legatën Sovjetike, Sabihaja do të arrestohej bashkë me 21 intelektualë të tjerë të akuzuar për sulm terrorist.





E ardhur nga një familje e mirë, njohëse e disa gjuhëve të huaja, mes të cilave fliste rrjedhshëm frëngjishten, me bukurinë dhe ëmbëlsinë që përcillte portreti i saj, vajza e vetme e shkollës ishte e çlirët, çapkëne, e zgjuar dhe me rezultate të larta në mësime.















previous arrow
next arrow
Slider




Rruga e përshkuar me karvanët e kohës, tronditjet a frika e sulmeve, sot, duket se i paracaktoi fatin në dy dekadat e ardhshme, me gjurmët që la e gjurmët që ju fshinë në vendin prej ku kishte rrënjët.















Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *