Uncategorized

Petraq Qafoku 2

Facebooktwitter




Dinjitet mes autoritarëve



















I lindur në qytetin e Beratit, më 17 korrik të vitit 1916, në një familje tregtarësh që kanë pasion shkollimin e fëmijëve, mbas mbarimit të shkollës së mesme me rezultate të shkëlqyera, të afërmit e tij, meqenëse Petraqi mbetet jetim që në moshë të njomë, e ndihmojnë të vazhdojë studimet e larta fillimisht në Bukuresht e më vonë në universitetin “La Sapienza” në Romë.















Vendimi për t’u kthyer në Shqipëri përmban në vetvete elemente heroike, pasi inxh. Qafoku ishte krejt i vetëdijshëm për pasojat e mundshme në një regjim diktatorial komunist. Në Itali ka pasur mundësi të njihet me literaturë që përshkruan tragjedinë e persekutimit në Bashkimin Sovjetik. Nga ana tjetër, ai, duke qenë jetim, nuk ka prona në Shqipëri. Ky fakt i jep përmasë të thellë shpirtërore vendimit të tij për t’u kthyer në atdhe,
si shprehje e dashurisë së vërtetë për vendin e tij.


Pas përfundimit të studimeve universitare dhe diplomimit në Inxhinieri Minierash me rezultate të shkëlqyera në vitin 1944, ai vendos të kthehet në Shqipëri, shkon në Berat dhe vihet në dispozicion për të punuar pranë Qeverisë Provizore të sapoformuar aty në prag të çlirimit të vendit.


Ndonëse puna dhe njohuritë që bartte qenë të domosdoshme, regjimi i ri e shihte me “kujdes” të madh inxhinierin. Si i shkolluar jashtë, ai konsiderohej “njeri i vjetër” dhe i paindoktrinuar me idetë komuniste që përvijonin fytyrën e regjimit të ri të fituesve të luftës. Në kantierin e Kuçovës, me gjithë përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional, gjatë punës has vështirësi të mëdha nga elementë të Sigurimit të Shtetit që e ndiqnin.


Një ditë nëntori të 1946-ës, në Tiranë nga altoparlantët e kinemasë “Nasional” jehonte bujshëm gjyqi kundër inxhinierëve sabotatorë të Kënetës së Maliqit, që nuk e kishin tharë atë në kohë. Në këtë atmosferë, ndonëse kishte punuar me përkushtim, tri vite pas kthimit, kur ishte 31 vjeç Petraq Qafoku, inxhinier miniere, arrestohet në Tiranë më 18 shtator të vitit 1947.


Pasi i komunikohet vendimi, regjimi kupton se ka nevojë për njohuritë e tij teknike. Ndaj organizohet një seancë tjetër gjyqësore në dhjetor të vitit 1948, ku i dënuari shpallet i pafajshëm. Ka pak të dhëna për periudhën mes dy vendimeve dhe se çfarë ndryshoi realisht në kaq pak kohë, apo se si vetë ai e përjetoi ndarjen me thikë të dy vendimeve, por pasi e lënë të lirë, e vënë në punë.





Miqtë që e kanë njohur në të gjallë, kujtojnë se ishte i jashtëzakonshëm. “Njeri me autoritet të lartë, përballë njerëzve autoritarë”, kujton një prej tyre, duke vënë në dukje autoritetin që i jepte dinjiteti jo pushteti.















Qafoku në rini-arkivi i familjes
Qafoku me bashkëshorten
Qafoku me familjen
1979 vendimi ku i jepet pafajesia
Qafoku me Fuat Babanin-arkivi i familjes
Letra e Qafokut për Gjykatën e Lartë
Qafoku në shkollë në Romë
Letra e Qafokut për Hoxhën pjesa 1
Letra e Qafokut për Hoxhën pjesa 2
Letra e Qafokut për Hoxhën pjesa
Qafoku rreth te 60 ave-arkivi i familjes
Tesere e Qafokut në Universitetin e Romës
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Shadow
Slider

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *