Uncategorized

Petraq Pepo 2

Facebooktwitter




Të mbijetosh, nga iluminizmi te marksizmi















“I shenjtë qëllimi, më i shenjtë, kur shpëton njeriu popullin nga feudalët, kur s’e lë bujkun të jetë rob dhe, në fund, kur shpëton shtetin”





Petraq Pepo është liceist kur përmes një reportazhi, përshkruan udhëtimin e tij me nxënës të tjerë nga Korça në Tiranë për të rrëzuar mbretin Zog. Duke lënë të kuptohej se ishte ideali që i kishte bërë të linin mësimin dhe të rrëmbenin armët, korçari i lindur më 1903 në rrugicën e kalldrëmtë pranë shtëpisë së patriotit Themistokli Gërmenji, premton të jetë i guximshëm kundër tiranive.
















I madhi prej tetë fëmijëve të familjes Pepo, në moshën 14 vjeçare, ishte një nga 36 nxënësit e parë që u regjistruan në Liceun Francez dhe ndër 9 të parët që u diplomuan aty më 1925. Pas kthimit në atdhe jep lëndët e historisë, gjeografisë dhe greqishtes së vjetër në Liceun e Korçës. Kërkimet në Arkivin Qendror të Shtetit, tregojnë se profesori ambicioz ka marrë disa herë leje nga Ministria e Arsimit për të shkuar në Austri, Francë dhe Itali për konferenca a kërkime shkencore.


Dëshmi të kolegëve të Pepos, thonë temperamenti i impulsiv dhe i rrëmbyer dhe se kundërshtimi i propagandave që bëheshin nga pushtuesit që pretendonin se Italia e kishte çliruar Shqipërinë nga “regjimi i satrapit Zog” dhe se mund të sillte përparimin dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare e çoi dy herë në burgosjen dhe internim, në Itali (1941) dhe në Porto Palermo (1943).


I biri, Leonidha Pepo thotë se i ati u internua pasi në një takim me Francesco Jakomonin, të dërguarin e mbretit të Italisë, kishte thënë: “Kujt i tregoni ju se çfarë është fashizmi! Kujt i thoni ju se fashizmi çliroi Shqipërinë? Trupat tuaja ushtarake në vendin tonë thonë vetëm pushtim, fashizmi nuk sjell ndërtim por robëri”. Për burgosjen e dytë si shkak përmendet reagimi i tij para ministrit të Arsimit, Xhevat Korça. Teksa ministri shprehej se “pavarësia e Shqipërisë është e siguruar {pasi} Shqipërinë e mbron Musolini”, Pepo thuhet t’i jetë përgjigjur se “Shqipëria është e robëruar nën fashizmin...”


Petraq Pepo ishte kampion i shfrytëzimit të arkivave. Kontributi i tij u u vlerësua nga pushteti i kohë me Medaljen e Kujtimit(1950) dhe me dy “Urdhra pune” (1958, 1962). Pepo nuk e ndali punën kërkimore edhe pasi doli në pension më 1968, madje kërkonte me këmbëngulje që të vlerësohej nga shteti. Në Arkivin Qendror të Shtetit janë gjetur disa letërkëmbime të tij me Enver Hoxhën, ku i kërkonte ta ndihmonte për t’iu akorduar çmimi i Republikës (1974) apo të merrte titullin Profesor (1972).

previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Shadow
Slider

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *