


Masakra e 26 Shkurtit 1951
![]() |
Informacion mbi 26 Shkurtin |
Pasdrekën e datës 19 shkurt 1951, u hodh një sasi e vogël dinamiti në oborrin e ndërtesës së ambasadës sovjetike. Pati alarm në Ministrinë e Brendshme dhe në qarqet e larta politike të Tiranës dhe shqetësim në ambasadën sovjetike të Tiranës dhe në Ministrinë e Jashtme të BS-së. Pleniumi i KQ të PPSH i ndërpreu përkohësisht punimet, sepse u mblodh urgjentisht Byroja Politike e KQ të PPSH, që mori në shqyrtim incidentin e rëndë në Ambasadën Sovjetike. Ministri i Brendshëm kërkoi nga Byroja Politike që arrestimet të bëheshin qysh atë natë, disa qindra persona, pa bërë hetime për ngjarjen dhe pa gjetur provat për personat e pandehur. Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit përpiluan listën e vdekjes, arrestimin dhe pushkatimin e 22 vetave (nga datat 19-26 shkurt 1951). Secili prej emrave të përzgjedhur, arrestuar me ngut dhe dënuar kishte një histori të pasur individuale dhe familjare, në fusha të ndryshme dhe përfaqësonte më së miri shtresën intelektuale e properëndimore të Shqipërisë së asaj kohe. Të arrestuarit u pushkatuan pas pesë ditëve, pa prokuror, pa gjyq e pa asnjë shpjegim zyrtar, mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit. Ky veprim u quajt i përligjur, sipas një dekreti me gjashtë nene, për „veprimtaritë terroriste” që u hartua me vonesë nga kreu i Ministrisë së Brendshme M. Shehu dhe u miratua rrufeshëm nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Byroja e PPSH, më 26 shkurt 1951, kur gjithçka, pa gjyq, kish marrë fund. Ministri i Drejtësisë nuk mori pjesë në këtë farsë. Pas ekzekutimit të viktimave që shkuan drejt vdekjes pa e ditur pse, dokumentet gjyqësore u plotësuan me mangësi. Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, u mor vesh se më datën 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh fantazmë i përbërë nga tre vetë, pa praninë e prokurorit, kish dhënë vendim për dënimin me vdekje të 22 të vdekurve. |
![]() |
![]() |
![]() |
Urdhër Arrestimi |
![]() |
![]() Akt – Akuzë |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Sabiha Kasimati, 38 vjeçe E lindur në Edërne të Turqisë, e diplomuar në Itali. Megjithëse iu ofrua një vend pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo vajzë patriote e ditur, dëshiroi vendin e saj, Shqipërinë. Pas kthimit në atdhe, punoi në Institutin e Shkencave krahas shkencëtarëve të shquar në histori. |
Tefik Shehu |
![]() |
Tefik Shehu, 39 vjeçI lindur në Gjakovë. I diplomuar në Zagreb për ekonomi, financë dhe drejtësi.Në vitin 1939 u vendos e punoi në Tiranë. ![]() |
Pas pushtimit të Shqipërisë u kthye në Gjakovë. Atje u arrestua nga serbët, por mundi të shpëtonte me ndihmën e nacionalistëve shqiptarë. Më 1945 u arrestua nga komunistët shqiptarë në Tiranë, por me ndihmën e avokatit Koço Dilo, shpëtoi nga pushkatimi. Por jo më 26 shkurt 1951. |
Pjetër Guraziu |
![]() |
Pjetër Guraziu, 45 vjeç |
Jonuz Kaceli |
![]() |
Jonuz Kaceli, 43 vjeç |
![]() |
Anton Delhysa |
![]() |
Anton Delhysa, 47 vjeç |
Haki Kodra |
![]() |
![]() Haki Kodra, 30 vjeç |
Gafur Jegeni |
![]() |
![]() Gafur Jegeni, 41 vjeç |
Myftar Jegeni |
![]() |
Myftar Jegeni, 36 vjeç |
Manush Peshkëpia |
![]() |
Manush Peshkëpia, 39 vjeç ![]() |
Shkrimtari Vedat Kokona shprehej: “Shumë nga shokët e mi vdiqën zemërplasur pas dekada vuajtjesh dhe mjerimesh. Një nga këta fatzinj ishe edhe ti, Manush. Askush në këtë sallë dhe jashtë saj nuk të ka njohur si të kam njohur unë, si vëllai, gjashtëdhjetë vjet më parë…Shumë njerëz kam njohur në jetën time, pak kam çmuar, shumë pak kam dashur siç të kam dashur ty.Ti shkruaje vjersha pa e hequr veten poet, të mos jeshë poet në vargje, nuk është faj.Faj është të mos jeshë njeri. Ti, Manush, ishe poet njeri”. |
Reiz Selfo |
![]() |
Reiz Selfo |
Qemal Kasaruho |
![]() |
Qemal Kasaruho, 49 vjeç |
Zyhdi Herri |
![]() |
Zyhdi Herri, 30 vjeç |
Gjon Temali |
![]() |
Gjon Temali, 47 vjeç ![]() |
Petro Konomi |
![]() |
Petro Konomi, 30 vjeç ![]() |
Niko Lezo |
![]() |
![]() Niko Lezo, 50 vjeç |
Pandeli Nova |
![]() |
Pandeli Nova, 59 vjeç ![]() |
Thoma Katundi |
![]() |
Thoma Katundi, 64 vjeç |
![]() |
Mehmet Ali Shkupi |
![]() |
Mehmet Ali Shkupi, 58 vjeç |
Ali Qorralliu |
![]() |
![]() |
Ali Qorralliu, 61 vjeç |
Fadil Dizdari |
![]() |
![]() |
Fadil Dizdari |
Hekuran Troka |
![]() |
Hekuran Troka, 32 vjeç ![]() |
Lluka Rashkoviç |
![]() |
Lluka Rashkoviç, 51 vjeç ![]() |
![]() |
“Procesverbalet e hetimit” |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Vendimi i Pafajësisë, 1991" |
![]() |
Familjet e të ekzekutuarve u përndoqën brutalisht për vite me radhë. Në korrik të vitit 1991 ata kërkuan pafajësinë e familjarëve të pushkatuar pa gjyq. Vendimi i Gjykatës së Lartë i shpalli të pafajshëm 22 intelektualët e dënuar. |
![]() |
Zhvarrimi, 1993 |
![]() |
Në vitin 1993, të sinjalizuar nga banorë të zonës dhe të orientuar nga dëshmitarë okularë, familjarët arritën të gjenin vendekzekutimin dhe vendvarrimin e përfolur pranë Urës së Beshirit. Me identifikimin e vendit u krye edhe zhvarrimi i tyre dhe më pas rivarrimi me të gjitha nderimet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Presidenti i Republikës ka nderuar me medalje 22 intelektualët e ekzekutuar, po ashtu familjarët e tyre për vlerat dhe dinjitetin njerëzor të treguar në vite. |
![]() |
Dekorime të Presidentit të Republikës së Shqipërisë |
![]() |
![]() |