

Mësuesi i përkushtuar që u la në hije
Kolë Kamsi vinte nga një prej familjeve më të mëdha shqiptare, historia e së cilës nis në shekullin e 12-të, e vijon deri në ditët tona. Rreth 16 pergamena që ruhen ende sot, flasin për këtë udhëtim nga një shekull në tjetrin të familjes Kamsi.
![]() |
Kolë Kamsi... |
![]() |
Historia e tij, megjithatë, nis e mbyllet në Shkodër, ku pat lindur si bir i një tregtari e mësuesi më 23 shtator 1886. Pasi kreu mësimet e para u diplomua në San Demetrio Corone (Itali). Më 1907, në moshën 21-vjeçare, Kamsi kthehet në Shqipëri dhe emërohet mësues i gjuhës shqipe në qarkun e Vlorës. E gjen arsimin në gjendje të vështirë, me një numër të madh analfabetësh. Trishtimit i të riut që vjen nga një shkollim jashtë, nuk e mund. Ai ndërmerr nismën për hapjen e 44 shkollave elementare për t’i mësuar shqip fëmijëve në Vlorë dhe Gjirokastër. |
![]() |
Megjithë natyrën e tërhequr e gojën e mbyllur, mësuesi që pothuaj ngriti po aq shkolla sa një qeveri, nuk i shpëtoi dot gjithsesi procedurave hetimore. Studimi i Eriketa Pandelejmonit dhe Enxhi Bekës, mbi të cilin bazohet ky artikull, e vërteton hetimin e tij. Nga një procesverbal i vitit1950 nga organet lokale në Shkodër, mësohet se pse ai u mor në pyetje. Shqetësimet e regjimit kishin karakter biografik. Donin të dinin, nëse Kolë Kamsi, kishte marrë pjesë në Luftën nacionalçlirimtare. |
![]() |
Kamsi nuk arrestohet, as nuk përndiqet, ai nuk dënohet asnjëherë me apo pa gjyq. Duket se figura e tij, tashmë në të 60-at i bind se nuk ka gjë për të fshehur, as fuqi për të rrëzuar regjimin. Ndryshe prej shumë intelektualëve, që pësuan internimin, ai mundi të jetojë me familjen. E shoqja Gjyzepina Kamsi ishte shtëpiake, i biri Paolin Kamsi ishte mësues në Rrëshen, djali tjetër Karlo Kamsi ushtronte profesionin e kursistit në Tiranë. Ndërsa e bija, Terezina ishte nxënëse në Shkodër. Pas shqyrtimit me kujdes në lupën e kontrollit të sistemit për të gjithë familjen e tij, në vlerësimin final të procesverbalit, Kamsi etiketohet si njeri i sinqertë. |
|