Instituti i Shkencave

Historiku i kërkimit shkencor në
Shqipërinë Komuniste.






Kërkimin shkencor në Shqipëri, ndonëse jo i organizuar institucionalisht, ka një histori të gjatë. Studimet e shqiptarëve të shquar Dhimitër Frëngu (1443-1525); Gjon Buzuku (shek. XVI); Marin Barleti (rreth viteve 1460-1512); Pjetër Budi (1566-1623); Frang Bardhi (1606-1643); Pjetër Bogdani (1625-1689),

astronomit dhe matematikanit Gjon Gazulli (1400-1465); astronomit dhe filozofit Leonik Tomeu (1456-1531) e shumë të tjerëve gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, kontribuuan jo vetëm në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve por edhe në krijimin e traditës së studimeve shqiptare.






Pas Shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe, veçanërisht pas viteve ’20, kur institucionet e shtetit shqiptar filluan të konsolidohen, studimeve shkencore iu kushtua më shumë vëmendje. Në disa zona të vendit u ngritën shërbime të veçanta që kryenin edhe ndonjë funksion studimor, si Shërbimi veterinar ose epidemiologjik (1928), ferma e Xhafzotajt e ndonjë tjetër. Edhe kërkues të huaj, si F. Nopça, N. Jokl, H. Luis, F. Markgraf, A. Hajek, E. Durham, L. Rei etj., dhanë ndihmesën e tyre të çmuar për zhvillimin e studimeve shqiptare, duke çuar më tej traditën e studimeve albanologjike të shekullit XIX.

Gjatë viteve 1925-1939, shteti shqiptar u kujdes për akordimin e një numri të konsiderueshëm bursash studimi për djem e vajza shqiptarë, duke u mundësuar atyre studimin në universitetet me emër të Evropës. Bursat akordoheshin me kushtin që të diplomuarit të ktheheshin dhe t’i vinin njohuritë e tyre në funksion të shtetit shqiptar. Kjo politikë filloi të jepte efektet e para, në një vend si Shqipëria ku shkalla e analfabetizmin ishte shumë e lartë. Disa prej këtyre studentëve të diplomuar rishtas, si: Eqrem Çabej , Gjovalin Gjadri , Aleks Buda , Petraq Pepo etj. iu shtuan studiuesve më të vjetër si Aleksandër Xhuvani, Kristaq Cipo etj. Gjatë viteve ’30 ata filluan të kryejnë ekspedita kërkimore e studimore në fusha të ndryshme të studimeve albanologjike shqiptare.


Krijimi i Institutit u mbështet financiarisht nga ministri i Jashtëm i Italisë, konti Galeazo Ciano, i cili akordoi 8,000,000 lira për ndërtimin e ndërtesës së Fondacionin (Fondatës) “Skanderbeg”, si dhe nga donacione të tjera private. Nga pikëpamja financiare, fondet për funksionimin e këtij institucioni do të siguroheshin kryesisht nga buxheti i shtetit. Institucioni mund të përfitonte nga donatorë të pavarur, gjithashtu mund të menaxhonte të ardhurat që siguronte vetë, të cilat përjashtoheshin nga të gjitha taksat. Institutit iu ftuan t’i bashkoheshin intelektualë shqiptarë nga më të shkolluarit për kohën.Deri me pushtimin e Shqipërisë nga Italia e Musolinit, studimet shkencore në vend nuk kishin organizim institucional të mirëfilltë. Më 8 prill 1940, Mëkëmbësi i Përgjithshëm i Perandorit Vitor Emanuele III, Francesco Jacomoni dekretoi krijimin e Institutit të Studimeve Shqiptare.






Gjatë viteve 1940-1942, anëtarët e Institutit ishin: Aleksandër Xhuvani, Zef Valentini, Eqrem Çabej , Namik Resuli, Justin Rrota, Gjergj Fishta, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, At Anton Harapi, Karl Gurakuqi, Lasgush Poradeci, Dom Lazër Shantoja, Ilo M. Qafëzezi, Anton Paluca, Xhevat Korça, Kolë Kamsi , Eqrem Vlora, Vangjel Koça, Dhimitër Berati, Berdardin Palaj etj. Krahas studiuesve shqiptarë, anëtarë të rregullt të Institutit ishin dhe një numër studiuesish italianë. Një Kuvend mbi Studimet Shqiptare, në të cilin merrnin pjesë studiues italianë dhe të shqiptarë, shërbeu si inaugurues i këtij Instituti. Kuvendi caktoi në vija të përgjithshme një program pune për zhvillimin e kulturës kombëtare. Në dy vitet e para, institucioni u ndesh me vështirësi të shkaktuara nga angazhimi i Italisë në luftën me Greqinë. Gjatë kësaj periudhe, ndërtesa e Fondatës “Skënderbej” u zu prej ushtrisë italiane, duke e lënë Institutit e Studimeve përkohësisht pa ndërtesë.






Studiuesit e Institutit gjatë kësaj kohe përgatitën disa vepra të rëndësishme kryesisht në fushën e gjuhën, letërsisë, etnografisë dhe historisë. Instituti, përveç angazhimit në studime, merrte përsipër të ndihmonte studentët shqiptarë dhe italianë të cilët ishin të interesuar për studimet shqiptare. Në nëntor 1942, Instituti pëson një riorganizim të ri. Numri i anëtarëve të rregullt të tij u ul në 30 vetë. Njëkohësisht anëtarë të rregullt të Institutit do të konsideroheshin edhe studiuesit italianë.











Studiuesit e Institutit gjatë kësaj kohe përgatitën disa vepra të rëndësishme kryesisht në fushën e gjuhën, letërsisë, etnografisë dhe historisë.

Instituti, përveç angazhimit në studime, merrte përsipër të ndihmonte studentët shqiptarë dhe italianë të cilët ishin të interesuar për studimet shqiptare.Në nëntor 1942, Instituti pëson një riorganizim të ri.Numri i anëtarëve të rregullt të tij u ul në 30 vetë. Njëkohësisht anëtarë të rregullt të Institutit do të konsideroheshin edhe studiuesit italianë. Gjatë viteve 1943-1944, ka pak të dhëna për aktivitetin e Institutit.Duket se shqetësimi kryesor për punën e Institutit u përqendrua për të përgatitur materialin që do t’u duhet diplomatëve shqiptarë për konferencat e paqes së pasluftës.Në një thirrje të shpërndarë për intelektualët shqiptarë në nëntor 1943 thuhej se “Instituti i studimeve shqiptare ka marrë iniciativën me mbledhë e botue çdo dokument e çdo dëshmi të shkrueme prej të huejsh për të drejtat e kombin tonë, sidomos për të drejtat e tij etnike. Për këtë qëllim do të këndohen të gjithë veprat e shkruese ne gjuhëza të ndryshme si drejt për drejt përmbi Shqipërinë dhe Shqiptarët, ashtu dhe për kombet e tjerë me të cilët populli shqiptar ka pasë të bajë gjatë historisë së vet.




Prej këtyre veprave do të qëmtohet gjith’ato pjesë që promovojnë të drejtat t’ona. Këto mandej do të seleksionohen e të rendohen prej nji komiteti të posaçëm e të zgjedhur në mes t’atyne që do t’aderojnë në këtë bashkëpunim. Nji tjetër komiteti do të ngarkohet për të mbledhë dokumentet diplomatike që kanë të bajnë me çështjen t’onë”. Për këtë Instituti kërkonte që të gjithë intelektualët të vetë ofroheshin për të ndihmuar Institutin, duke dërguar pranë tij të dhënat e tyre personale, gjuhën me të cilën ata mund të punonin dhe kohën që mund t’i kushtonin kësaj pune.Në prill 1944, Instituti riorganizohet duke u quajtur Instituti Shqiptar për Studime e Arte, me zgjerimin e fushave të kërkimit e të numrit të studiuesve, tanimë vetëm shqiptarë, të ndarë në tri degë: gjuhësi, arte dhe shkenca natyrore e teknike.




Anëtarë të rregullt të këtij Instituti ishin: At Anton Harapi, Aleksandër Xhuvani, Odhise Paskali, Hasan Dosti, Karl Gurakuqi, Ali Asllani, Dhimitër Berati, Eqrem Çabej , Aleksandër Sotir Drenova, Ethem Haxhiademi, Krist Maloki, Kristo Floqi, Don Ndoc Nikaj, Mithat Frashëri, Kol Kamsi, Sotir Kolea, Ernest Koliqi, Kristo Kono, Xhevat Korça, Mustafa Merlika Kruja, Nikolla Lako, Fan S. Noli, At Bernardin Palaj, Ndue Paluca, Lasgush Poradeci, At Vinçenc Prenushi, Ilo Mitkë Qafëzezi, Namik Resuli, At Justin Rrota, Don Lazër Shantoja, Eqrem Vlora, Spiro Konda, Vasfi Samimi, At Marin Sirdani.

Bashkëpunorë të Institutit ishin prof. Kristaq Cipo, Dom Nikollë Gazulli, Hamdi Kazazi, Hamit Kokalari, Dr. Rexhep Krasniqi, Dr. Vangjel Meksi, Dr. Jakov Milaj, prof. Osman Myderizi, ing. Ilia Mitrush Panariti, Dr. Hamdi Sulçebe, Dom Ndre Zadeja.




Regjimi komunist që u vendos në Shqipëri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore gjeti një farë organizimi institucional të shkencës shqiptare. Marrëdhëniet e shtetit komunist shqiptar me studimin shkencor ishte një marrëdhënie sa dinamike, aq dhe e ndërlikuar. Instituti i Studimeve që u funksionoi gjatë vitit 1946, në krye të së cilit u vendos fizikanti Selahydin Toto, trashëgoi formën e organizimit të Institutit pararendës. Nga 35 anëtarët që përbënin Institutit Shqiptar për Studime dhe Arte një numër shumë i vogël prej tyre vazhduan të jenë pjesë e Institutit të Studimeve. Të tjerët u larguan nga Shqipëria, u arrestuan dhe dënuan nga Gjykatat Ushtarake ose u lanë mënjanë. Më 28 janar 1947, Këshilli i Ministrave, me anë të një vendimi, sanksionoi krijimin e Institutit të Studimeve duke bërë dhe një riorganizim të tij. Instituti kishte 23 anëtarë dhe në krye të tij e emërua Manol Konomi.




Në janar 1948, Instituti i Studimeve riorganizohet dhe quhet Instituti i Shkencave. Në mbledhjen e parë të këtij instituti pas organizimit, krahas drejtuesit të Asamblesë së Institutit Dr. Manol Konomit, sekretarit Mark Ndojës, Instituti kishte këta anëtarë: Aleksandër Xhuvanin, Sotir Angjelin, Aleks Budën (shefa përkatësisht të tre seksioneve: gjuhë dhe literaturë, shkencat e natyrës, historisë dhe sociologjisë), ing. Spiro Koleka, Gaqo Tashko, Andrea Nathanaili, Shefqet Musaraj, Dhimitër Shuteriqi, Kostaq Cipo, Sotik Kuneshka, Dr. Fejzi Hoxha, Gjergj Canco, Petraq Pepo , Petro Fundo, Eqrem Çabej , Gjovalin Gjadri .

Instituti siguroi dhe një numër të madh bashkëpunëtorësh të jashtëm si: Mahir Domi, Kol Kamsi, Zijahdydim Kodra, Lasgush Poradeci, Lirak Dodbiba, Simon Shuteriqi, Pashko Geci, Aleks Çaçi, Kol Ashta, Nesti Haviari, Behar Shtylla, Strejo Spasse, Skënder Vila, Sotir Papakristo, Spiro Konda, Henrik Lacaj, Sotir Caci, Çefo Fico, Tomë Filipeu, ing. Ismail Topçiu, Vasil Noçka, Fahredin Nuri, Anton Ashta, Xhavit Gjata, Hamdi Sulçebegu, Sinan Imami, Shefqet Ndroqi, Nikolla Mirzabek, Sezai Agalliu, Vasil Laboviti, Tahsin Karagjozi, Ludovik Kalmar, Sotir Polena, Ali Mihali, Mit Vokopola, Spiro Lito, Reshat Zajmi, Dhori Pani, Injc Ndoja, Ilia Mitrushi, Kol Popa, Stavri Marjani e shumë të tjerë.




Pjesë e Institutit të Shkencave konsideroheshin edhe Biblioteka Kombëtare, Arkivi i Shtetit, Muzeu Arkelogjik-Etnografik, Muzeu i Shkencave të Natyrës, Shërbimi hidrometeorologjik dhe Laboratori i Kërkimeve Kimike. Instituti i Shkencave botoi edhe revistën e tij shkencore “Buletini i Institutit të Shkencave”.Nën siglën e këtij Instituti, gjatë viteve ’50, filluan të bëheshin mjaft botime dhe kërkime shkencore në fushat e ndryshme të studimeve shqiptare. Në vitin 1952, drejtuesit e Institutit morën vendim për të filluar punën në disa projekte madhorë për shkrimin e historisë së Shqipërisë, për historinë e letërsisë shqiptare e një sërë projektesh në fushat e shkencave natyrore. Në vitin 1952 u organizuan dy sesione shkencore për problemet e gjuhës letrare kombëtare shqipe. Më 1955 seksionet e shkencave shoqërore u bashkuan në një duke formuar Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë. Gjatë kësaj periudhe u botuan disa vepra shkencore, si: Gramatika shqipe (1949) dhe Sintaksa (1952) të Kostaq Cipos, Fjalori i gjuhës shqipe (1954), Drurët dhe shkurret e Shqipërisë (1955) e Ilia Mitrushit etj.




Pjesë e Institutit të Shkencave konsideroheshin edhe Biblioteka Kombëtare, Arkivi i Shtetit, Muzeu Arkelogjik-Etnografik, Muzeu i Shkencave të Natyrës, Shërbimi hidrometeorologjik dhe Laboratori i Kërkimeve Kimike. Instituti i Shkencave botoi edhe revistën e tij shkencore “Buletini i Institutit të Shkencave”.Nën siglën e këtij Instituti, gjatë viteve ’50, filluan të bëheshin mjaft botime dhe kërkime shkencore në fushat e ndryshme të studimeve shqiptare. Në vitin 1952, drejtuesit e Institutit morën vendim për të filluar punën në disa projekte madhorë për shkrimin e historisë së Shqipërisë, për historinë e letërsisë shqiptare e një sërë projektesh në fushat e shkencave natyrore. Në vitin 1952 u organizuan dy sesione shkencore për problemet e gjuhës letrare kombëtare shqipe. Më 1955 seksionet e shkencave shoqërore u bashkuan në një duke formuar Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë. Gjatë kësaj periudhe u botuan disa vepra shkencore, si: Gramatika shqipe (1949) dhe Sintaksa (1952) të Kostaq Cipos, Fjalori i gjuhës shqipe (1954), Drurët dhe shkurret e Shqipërisë (1955) e Ilia Mitrushit etj.


Në vitin 1952, studentët e parë të dërguar në BS apo në shtete të tjera të Evropës Lindore mbaruan studimet. Më 8 prill 1955 me vendim të Këshillit të Ministrave, Instituti i Shkencave riorganizohet për të përfshirë në gjirin e tij edhe këta studiues të rinj. Ai tashmë përbëhet nga 29 anëtarë: Aleksandër Xhuvani, Aleks Buda , Dhimitër Shuteriqi, Dhimitër Vavako, Eqrem Çabej , Fejzi Hoxha, Frederik Shiroka, Gaqo Tashko, Gjovalin Gjadri , Hasan Ceka, Ismail Topçiu, Injac Ndoja, Ilia Mitrushi, Kol Paparisto, Kol Popa, Mahir Domi, Medar Shtylla, Pasko Milo, Petraq Radovicka, Petraq Fundo, Petraq Pepo , Petro Cani, Stefanaq Pollo, Selim Islami, Shenasi Dragoti, Sotir Angjeli, Sotir Kuneshka, Zihni Zako. Krahas anëtarëve, Instituti kishte dhe 14 kandidatë: Andrea Varfi, Androkli Kostallari, Anton Ashta, Arben Puto, Çefo Fico, Foni Qirko, Hasan Dume, Ilia Nako, Injac Zamputi, Isuf Alibali, Lirak Dodbiba, Kol Kamsi, Kol Koci, Kadri Kërçiku.Në vitin 1955, Këshilli i Ministrave mori vendimin për gradat dhe titujt shkencorë. Pas kësaj filloi përgatitja e aspirantëve (doktorantëve) të rinj. Aspiratura vazhdonte tre vjet dhe kryhej në Shqipëri ose në BRSS. Pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës u krijua Komisioni i Lartë i Atestimit, i cili akordonte gradat e titujt shkencorë.




Më 1957 u themelua Universiteti i Tiranës. Instituti i Shkencave u përfshiu në këtë institucion të ri. Instituti i Shkencave, ashtu si të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, u vendos nën kontrollin e fortë të PPSH. Aktiviteti i Institutit të Shkencave çdo vit i nënshtrohej analizës të kujdesshme të organeve drejtuese të KQ të PPSH. Nga diskutimi që është zhvilluar në një mbledhje të Byrosë Politike më 20 shkurt 1959, mbi punën shkencore në Universitetin Shtetëror të Tiranës, kuptohet qartazi se qëllimi për bashkimin e Institutit të Shkencave me universitetit, ishte lidhja e studimeve shkencore me mësimdhënien dhe nxitja e mëtejshme e studimeve. Sipas konkluzioneve të kësaj mbledhje rezultonte se studimet humane: historia, letërsia, etnografia etj. kishin pasur më shumë suksese, ndërsa shkencat natyrore kërkonin kujdes më të madh, veçanërisht në fushën e investimeve për laboratorë dhe mjete të tjera kërkimi . Gjatë viteve ’60, puna e studiuesve të Institutit të Shkencave dhe të Universitetit të Tiranës filloi të jepte frytet e para me botimin e teksteve të Historisë së Shqipërisë dhe Historisë së Letërsisë Shqiptare. Më 1962 u mbajt Konferenca I Albanologjike, më 1968 u organizua Konferenca Kombëtare me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe katër vjet më vonë Konferenca II Albanologjike. Më 10 tetor 1972 me dekret të Kuvendit Popullor të RPSH u krijua Akademia e Shkencave, si një institucion i lartë shkencor në vartësi të Këshillit të Ministrave. Ajo përfshiu institutet kërkimore dhe shkencore të krijuara deri në atë kohë, duke i organizuar ato në dy seksione: shkencat natyrore dhe shoqërore. Në krijimin e saj, Akademia e Shkencave kishte 20 anëtarë të rregullt dhe 5 anëtarë korrespondues.





Gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipërisë, studimet shkencore patën suksese. Por, përtej këtyre arritjeve, medalja ka dhe një anë jo dhe aq të ndritshme. Shkencat humane u vendosën nën diktatin e rreptë të ideologjizimit dhe të shtetit. Të gjithë studiuesit e shkencave humane e ndjenin këtë barrë në kurriz, por disa si: Jusuf Alibali, Myqerem Janina e të tjerë vuajtën pasoja të rënda për mosbindjen ndaj diktatit ideologjik. Shkencat natyrore, me përjashtim të detyrimit për të përfshirë citate të ideologëve të marksizëm-leninizmit dhe të Enver Hoxhës, në shkrimet e tyre studimore, dukeshin më të çliruar nga pesha e diktatit ideologjik. Por brengat e tyre ishin të ndryshme dhe dukshëm më të rënda. Dhjetëra gjeologëve e inxhinierëve të naftës shpesh iu vu vula e pamerituar e sabotatorëve dhe paguan me jetë për “fajin” e vetëm se dija dhe ekspertiza e tyre nuk mund të përballonte “misionet e pamundura” në të cilat kërkonin të realizonin drejtuesit e lartë komunistë.