Uncategorized

Gjovalin Gjadri

Facebooktwitter




Inxhinieri i urave nën survejim















Ka qenë viti 1926 kur një djalosh i ardhur nga jashtë...
u bë pjesë e grupit të punës të firmës Italiane Mezzarana për ngritjen e urës së Matit. Gjovalini atë kohë qe i ri, me diplomë austriake për Inxhinieri Civile, biri i një tregtari shkodran që i kish marrë mësimet e para në Kolegjin Saverian e që ëndërronte për veten një të ardhme të ndritur.





Gjovalini atë kohë qe i ri, me diplomë austriake për Inxhinieri Civile, biri i një tregtari shkodran që i kish marrë mësimet e para në Kolegjin Saverian e që ëndërronte për veten një të ardhme të ndritur. 27 vjeçar, kish lënë pas një fëmijëri të vështirë, i ati e kish lënë të vogël dhe nëna Tereze e kish rritur e vetme në qytetin ku luftrat e sulmet s’kishin të pushuar.
















Karriera e Gjovalinit niste me një detyrë që njëherësh e konsolidonte emrin e tij, ai mbante pozicionin e inxhinierit kontrollues në Urën e Matit. Një vit më vonë, do të udhëtonte drejt Moskës, deri më 1932 ku punoi si inxhinier projektues në Institutin e Projektimit të Urave “Mostovoi Byro” në Bashkimin Sovjetik.


Vlerësimi që I bënë nuk e mbron nga Sigurimi i Shtetit që ka nisur survejimin e tij. Edhe pse punon në rindërtimin e vendit, ai mbahet nën kontroll. Në dosjen pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, trajtohet herë si figurë e pastër e herë me hije dyshimi.


Në dosje shënohen edhe ‘cene’ të tjera për inxhinierin. Për ta Gjadri ka qenë i privilegjuar në kohën e mbretit, i ka shërbyer fashizmit, ka pasur simpati për Ballin Kombëtar e Legalitetin që qenë kundërshtarë politikë të komunistëve, nuk ka bërë rezistencë dhe ka qenë indiferent. Krahas këtyre interpretimeve shënohet se “ka shikuar gjithmonë lekun dhe interesin e tij personal” cilësim që për kohën ishte e rëndë.


Survejimi iu hoq më 1956 dhe i thinjur, u nda nga jeta në Tiranë në moshën 75-vjeçare duke lënë pas vetëm një dashuri, Egonin, birin e tij me Zejnepin. Kishte pyetur veten gjatë nëse do ta shihte më të shoqen, madje kjo ishte frika e tij më e madhe pasi e humbi. Mbase për këtë edhe nuk e pati frikë vdekjen dhe rrojti i lirë sa mundi.

Gjadri me kolegë ne vitet 50
Gjadri me te birin ne vitet '60
Gjadri me te shoqen ne vitin 1935
Gjadri ne vitet 50
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Shadow
Slider

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *