Uncategorized

Gjergj Kokoshi

Facebooktwitter




Çmimi i kundërshtimit ndaj regjimit















“Një njeri që nuk ka bërë kompromise dhe si kompetent dhe me eksperiencë në fushën e arsimit”





Nga Shkodra ku ka lindur më 1904, ka ikur për të studiuar në Itali dhe Francë për filozofi, është doktoruar në Paris për letërsi dhe në vitet 1930, është kthyer për t’u bërë profesor në gjimnazin shtetëror në Shkodër dhe në Tiranë.
















Emri i Gjergj Kokoshit fillon të bëhet i njohur pas Kongresit të Përmetit, kur nis instalimi i regjimit komunist në Shqipëri. Filozofi i diplomuar edhe për letërsi, ishte zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar, strukturë e qeverisjes në atë kohë. Zyrtarisht, Kokoshi u ngarkua me punë për arsimin më 20 qershor 1944. Enver Hoxha e prezantoi me elozhe të mëdha, si pjesëmarrës i Lëvizjes “njeri që nuk ka bërë kompromise dhe kompetent me eksperiencë në fushën e arsimit”. Katër muaj më vonë, në mbledhjen e Këshillit në Berat, Kokoshi emërohet Ministër i Arsimit në qeverinë provizore të drejtuar nga Hoxha.


Më 17 Nëntor 1945 del grupi me emrin “Bashkimi demokratik”, si bashkim i rrymave politike me qëllim formimin e një opozite me disa “njerëz të ndershëm me qëndrim politik korrekt”. Ky grup hodhi idenë e një kryengritjeje kundër regjimit komunist dhe te një demonstrate para zgjedhjeve, më 28 Nëntor për Festën e Pavarësisë. Qe përgatitur madje edhe një thirrje për popullin.Demonstrata nuk u mbajt, prej frikës së survejimit. E ardhmja qe fatale për Bashkimin Demokratik që ndërkohë ishte survejuar nga strukturat e Seksionit të Mbrojtjes Popullore (Sigurimi). Katër informatorë dhe bashkëpunëtorë të tij ishin vënë brenda opozitës. Goditja ishte e afërt. Në dhjetëditëshin e parë të 1946-ës filluan arrestimet. Mes të parëve që arrestuan ishte edhe Gjergj Kokoshi e Musine Kokalari, por në total 37 vetë u futën në qeli.


Kokoshi dënohet me 30 vite burg, punë të detyrueshme, humbjen e të drejtave qytetare dhe politike e konfiskimin e pasurisë. Pas gjashtë muajsh në Tiranë, dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel. Opozita që drejtoi, Bashkimi Demokratik, nuk arriti të dilte në zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945 dhe anëtarët e saj u arrestuan kudo. Dënimi i tij do të mbaronte më 23 janar 1976, por ai ndërroi jetë në Burgun e Burrelit më 1961 në moshën 57-vjeçare. Vuante nga tuberkulozi dhe kushtet e këqija duhet ta kenë përshpejtuar ikjen. 18 vitet e fundit të jetës, prej kur iu bashkua luftës qenë një udhëtim drejt vdekjes. Gjergj Kokoshi nuk ishte martuar kurrë dhe nuk la fëmijë. Mundi të linte vetëm shembullin se si njeriu heq dorë nga pushteti kur sheh se ai po e ha shtetin dhe liritë e qytetarëve.

previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Shadow
Slider

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *