

Të shpëtosh përmes punës dhe heshtjes
![]() |
Historia e një burri, një prej më të zgjuarve që ka pasur vendi ynë... |
Është 6 gushti i 1908-ës kur në Eskishehir pranë Ankarasë në Turqi gjyqtarit Hysen Çabej i lind djalë. E quan Eqrem dhe kur kërthiu është vetëm 6 muajsh, Hyseni kthehet me familjen në Gjirokastër. I vogli do e njihte gjithë jetën këtë qytet si vendlindjen e tij.
![]() |
Është 6 gushti i 1908-ës kur në Eskishehir pranë Ankarasë në Turqi gjyqtarit Hysen Çabej i lind djalë. E quan Eqrem dhe kur kërthiu është vetëm 6 muajsh, Hyseni kthehet me familjen në Gjirokastër. I vogli do e njihte gjithë jetën këtë qytet si vendlindjen e tij. |
![]() |
Për shkak të formimit dhe jetës më shumë se 30-vjeçare mes Europës e Shqipërisë, Çabej pozicionohej natyrshëm te elita e vjetër, pa parti, të shkolluar jashtë, që vinin nga familje të mëdha dhe që nuk mund të pranonin një regjim që më së pari u merrte lirinë. Të gjitha këto u bënë shkak që ai të cilësohej që në fillim prej regjimit të ri si element i rrezikshëm, me probleme ideologjike e politike. |
![]() |
Teksa përgjohej në çdo hap e në çdo mendim, pyetja është si i shpëtoi ai vdekjes? Përgjigja do të ishte: heshti e nuk foli, me askënd, për asgjë.Ai rralloi takimet me të tjerët të mbetur gjallë. Dosja e tij në Sigurimin e shtetit tregon se numri i njerëzve që ai takon rrudhet vit pas viti. |
![]() |
Mbas 10 vitesh presion ndaj tij, nis politika e lirim-shtrëngimit. I jepen dy çmime të larta pas vitit 1961 dhe Çabeji që në dosje kishte qenë “armik i popullit” në fjalimet e Hoxhës përmendet si “mik i vjetër” dhe “profesor me rezultate të shkëlqyera” |
|
Nëse ky burrë i mençur ia doli të bëjë kaq dritë në studimet albanologjike nën presion, sot ne as që mund ta marrim me mend se çfarë do të bënte në liri.