Uncategorized

Kur Sigurimi merrej me Shkencë

Facebooktwitter

Gentiana Sula

Kur Sigurimi merrej me shkencë...

Ideja për ta nxjerrë në dritë atë që Sigurimi thurte ditën e natën, me plane sekrete dhe manovra të mirëmenduara, është e hershme.
Po ashtu, dëshira dhe puna këmbëngulëse për ta materializuar me narrativën përkatëse, të plotë dhe profesionale, kërkimin shkencor në dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Gërshetimi i hulumtimit në dosjet e Sigurimit, në bashkëpunim me studiues e institucione, të rinj dhe universitete, familjarë, bashkëkohës dhe gazetarë, duke ndërvepruar me të gjitha shtresat shoqërore dhe duke i dhënë mundësi informacionit të dalë në dritë, të qarkullojë e të mundësohet për të gjithë, u mor përsipër nga kryetarja e Autoritetit, znj. Gentiana Sula, e cila udhëhoqi që në fillim grupin e punës të projektit “Sigurimi dhe Shkenca”.
Që në ngjizje projekti është përballur me jo pak sfida, por duke e zgjeruar sferën e hulumtimeve dhe thelluar në dokumentacion për rikrijimin e kuadrit historik të komunizmit, sot platforma e shkencës ka hedhur themelet me studimin e 9 figurave të mirënjohura.
Në vijim, platforma do të pasurohet me dhjetëvjeçarët pasues, me figura shkencëtarësh e studiuesish, ku kohështrirja individuale e gjithsecilit do të ndihmojë në krijimin e plotësimin e tablosë historike, shoqërore e politike të kohës. Narrativat përkatëse, të mbështetura në dokumente të periudhës 1944-1991, synojnë të bashkojnë në një platformë të vetme dhe të hedhin dritë në ndikimin që Sigurimi pati në shkencë, industri, ekonomi, sport, kulturë e më gjerë.


Gentiana Sula është kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i krijuar në 2016. Edhe për faktin që vjen nga një familje e përndjekur nga regjimi komunist, (gjyshi i saj figuron në listën e personave të humbur), drejtimi i saj ka luajtur rol kyç në përparimin e misionit të Shqipërisë për të pranuar të shkuarën e vet komuniste.
Sula ka meritën e përmirësimit të sistemit të dëmshpërblimeve të ish-të përndjekurve politikë dhe familjeve të tyre, duke u lehtësuar rrugëtimin e jetës atyre që humbën shumë gjatë regjimit komunist dhe tashmë janë në proces rehabilitimi; po ashtu, ajo ka qenë në drejtim të fushatës për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit gjatë diktaturës. Ligji për dosjet u miratua në vitin 2015. Zonja Sula ka drejtuar punën për hartimin për herë të parë nga qeveria shqiptare të një plani kombëtar për kërkimin dhe identifikimin e të zhdukurve nga diktatura, që përfshin partneritetin strategjik me ICMP-në, ratifikuar së fundmi në Kuvend.

Prej vitit 2013 deri në vitin 2016, ka qenë pjesë e qeverisë, si zv/ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Fokusi kryesor i punës së saj ishte papunësia dhe politikat e programet e arsimit profesional.

15 vjet eksperiencë në zhvillim ndërkombëtar dhe e specializuar në zhvillimin e politikave të arsimit, mbrojtjes së fëmijëve dhe çështjet gjinore. Ka punuar në Bankën Botërore dhe UNICEF.

Vendet ku ka punuar deri më tani: Shqipëri, Kosovë, Gjeorgji, Maqedoni, Uzbekistan, Jemen.

E martuar, nënë e tre fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *