Uncategorized

Arshi Pipa

Facebooktwitter




Mendimet nuk mund të burgosen















Arshi Pipa ishte një intelektual i rrallë..
Dhe si i tillë kontributi që ai dha, por dhe do të mund të jepte në arsimimin e vendit do të ishte i vyer. I rritur në një familje arsim e kulturëdashëse, i pajisur me një arsimim solid dhe të plotë, i edukuar me parimet bazë të demokracisë, Arshi Pipa kishte potencialin e nevojshëm për të qenë një nga intelektualët më në zë të kohës.





Arshi Pipa lindi më 28 korrik të vitit 1920 në qytetin e Shkodrës. Babi i tij, Mustafai ishte nga Libohova, ndërsa e ëma Hatixhja ishte nga Shkodra. I ati ishte jurist dhe kishte studiuar në Stamboll. Arshiu, kishte një vëlla dhe katër motra.
















Arshiun e patën dërguar të merrte mësimet e para në kolegjin e Jezuitëve, ku përvetësoi herët greqishten e vjetër e latinishten, gjuhët që e shoqëruan gjithë jetën. Më 1938, shkoi në Firence për Letërsi e Filozofi. I rregullt në shkollë e i dhënë pas mësimeve, rioshi e shfrytëzonte edhe kohën e lirë për të lexuar. “Nuk kemi ardhë këtu për ahengje e dafrungë, por për më studjue. Dhe më parë se gjithshka asht detyra. E detyra jonë asht studimi e mbarimi i universitetit!”, u thoshte ai miqve kur e ftonin të dilte.


Është viti 1946 dhe vetë Arshi Pipa është vënë në survejim, ai nuk e di dhe e kundërshton regjimin në disa mënyra. Një ligjëratë për Migjenin, poetin e mjerimit, një koment mbi poezinë e Faustit “Kënga e Plebishtit”, janë cilësuar si akte rebelimi dhe ai ulet në detyrë e dërgohet në Durrës si mësues, ku çdo lëvizje e Arshiut i raportohet Sigurimit të Shtetit nga një student i tij, i cili madje e provokon duke e pyetur për Mayakovskin dhe për Stalinin, për të cilët Arshiu flet pa vlerësim.


Kulmi shënohet në një mbrëmje letrare, ku një prej recituesve flet për ndërtimin e një fabrike. “Do e ndërtojmë me slogane”, thotë me ironi një djalë në të djathtë të tij, Arshiu qesh në shenjë aprovimi dhe teksa një poezi patetike interpretohej, zhvillohet një dialog parodizues buzëqeshjesh dhe ironish. Në fund ata përshendeten, djaloshi ikën dhe vetëm më pas Arshiu mëson se e kish përqeshur sistemin me Nako Spiron, një prej drejtuesve komunistë. “Rebelimi” i tij dhe qëndrimi i të vëllait në gjyqin kundër deputetëve bëjnë që Arshiu të arrestohet në prill të 1946-ës.


Sistemi veçse bëhet më i fortë dhe ai vendos të arratiset, bashkë me një nga motrat.Arshi Pipa ëndërron Perëndimin, ndaj ikën së pari në Romë dhe më pas në Amerikë. Atje, pasi mëson gjuhën angleze nis të ngjisë shkallët e karrierës në universitet. Si fillim jep lëndën e filozofisë dhe filozofinë e fesë e krishterë. Arshiu u bë një pedagog myslyman që jepte filozofi krishterë.Ai ia doli të bëhej i fortë dhe ia doli të mbetej njeri.

Arshiu student universitar
I vëllai, e ëma dhe Arshiu
Profesor i Universietit Minesotai
Ceremonia e varrimit të Camaj
Pas Konferencës në Pallatin e Kongreseve
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Shadow
Slider



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *