Uncategorized

Aleks Buda-2

Facebooktwitter




Mes shkencës e politikës















Portreti i gjerë i një burri me syze...
në dukje babaxhan, me një buzëqeshje të ndrojtur zë vend të dukshëm në sallën kryesore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Shikimi, sa pyetës dhe depërtues përtej qelqeve, është i palexueshëm. I atribuohet atij shumëçka që shkenca, biblioteka dhe historia kanë arritur në vitet që ai drejtonte institucionet kombëtare.





Historia e atij portreti në dukje të paqtë, nis në vitin 1910, kur ai lind në Elbasan, një familje intelektuale. Ishte nipi i një gjyshi doktor të shkolluar në Itali e djali i një farmacisti të shkolluar në Greqi.
















Nga një familje intelektuale, qe krejt e natyrshme që Buda dërgohej të shkollohej në Itali e në Grac të Austrisë. Kur është në gjimnazin e Salzburgut mëson latinishten dhe greqishten e vjetër, ndërsa në Universitetin e Vjenës me kërkesë të të atit regjistrohet në degën e farmacisë. Pas vetëm një semestri ndërron degë e kalon në Fakultetin e Filozofisë, ku studion Histori dhe Letërsi.


Qeveria shqiptare e kohës i mbikëqyrte studentët jashtë vendit, sidomos ata të Vjenës, për të qenë e informuar mbi lëvizjet e tyre në qytetin ku rrinte Fan Noli, kundërshtari politik i mbretit Zog. Buda e dinte se bashkë me të vëllanë, Mihalin, prej konsullit shqiptar atje cilësoheshin të dyshimtë ngase shoqëroheshin me Skënder Luarasin, të cilit shteti i kishte hequr bursën për arsye politike.


Qe në këtë kohë, një vit para se Shqipëria të pushtohej, që një takim në Vjenë do të shënjonte e mbase ndryshonte jetën e 28-vjeçarit. Në kryeqytetin austriak mbërrin Ali Kelmendi, një prej veprimtarëve të parë komunistë shqiptarë. Strehohet në dhomën e studentit të historisë për disa javë. Mikpritja e Kelmendit do ta bënte policinë e Vjenës të kontrollonte dhomën e Budës. Pas këtij incidenti, Buda diplomohet dhe merret me gjuhësi me ndihmën e albanologut Jokli, e kur nis përndjekja naziste ndaj profesorit, studenti kthehet në Shqipëri. Atdheu e pret me pranga.


Në kohën kur dënimet ndaj intelektualëve kundërshtarë ishin të ashpra, pati një grup prej tyre që kishin interes akademik dhe e shihnin krejt të pamundur të reagonin. Kjo i bëri ata të qëndronin neutralë dhe të ruanin përgjatë gjithë sistemit profilin e studiuesit të papërfshirë në politikë aktive. Edhe Prof. Buda bën pjesë në këtë profil. Ai Qëndroi larg temave ideologjike dhe iu kushtua historisë së kaluar të largët që nga ilirët, tek Skënderbeu dhe tek Rilindja Kombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *