Uncategorized

Sabiha Test

Facebooktwitter
Gentiana Sula
Kur Sigurimi merrej me shkencë...

Ideja për ta nxjerrë në dritë atë që Sigurimi thurte ditën e natën, me plane sekrete dhe manovra të mirëmenduara, është e hershme. Po ashtu, dëshira dhe puna këmbëngulëse për ta materializuar me narrativën përkatëse, të plotë dhe profesionale, kërkimin shkencor në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Gërshetimi i hulumtimit në dosjet e Sigurimit, në bashkëpunim me studiues e institucione, të rinj dhe universitete, familjarë, bashkëkohës dhe gazetarë, duke ndërvepruar me të gjitha shtresat shoqërore dhe duke i dhënë mundësi informacionit të dalë në dritë, të qarkullojë e të mundësohet për të gjithë, u mor përsipër nga kryetarja e Autoritetit, znj. Gentiana Sula, e cila udhëhoqi që në fillim grupin e punës të projektit “Sigurimi dhe Shkenca”. Që në ngjizje projekti është përballur me jo pak sfida, por duke e zgjeruar sferën e hulumtimeve dhe thelluar në dokumentacion për rikrijimin e kuadrit historik të komunizmit, sot platforma e shkencës ka hedhur themelet me studimin e 9 figurave të mirënjohura. Në vijim, platforma do të pasurohet me dhjetëvjeçarët pasues, me figura shkencëtarësh e studiuesish, ku kohështrirja individuale e gjithsecilit do të ndihmojë në krijimin e plotësimin e tablosë historike, shoqërore e politike të kohës. Narrativat përkatëse, të mbështetura në dokumente të periudhës 1944-1991, synojnë të bashkojnë në një platformë të vetme dhe të hedhin dritë në ndikimin që Sigurimi pati në shkencë, industri, ekonomi, sport, kulturë e më gjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *